Flash News

KRYESORE

Protesta të dhunshme dhe thirrje raciste, Italia në alarm të kuq sigurie

Protesta të dhunshme dhe thirrje raciste, Italia në alarm të kuq

Italia ndodhet vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve të 4 marsit,  por prej disa ditësh klima politike në vend është karakterizuar nga protesta të dhunshme me thirrje raciste dhe antifashiste.

Militantë të forcave të ekstremit të majtë janë përplasur me policinë italiane për të ndaluar zhvillimin e tubimeve të forcave të ekstremit të djathtë, ku në këtë fushatë elektorale janë karakterizuar nga tone të forta raciste.

Gjatë ditës së sotme mbi 10 manifestime politike do të mbahen në Romë, Milano, Bolonja, Palermo etj.

Vetëm në kryeqytetin italian janë parashikuar të zhvillohen 5 të tilla, të cilat kanë shqetësuar mjaft policinë kryeqytetase, ku mbi 3500 agjentë të forcave të rendit do të vigjilojnë nga ajri me anë të dronëve policorë për të shmangur kaosin.

Rreth 18 persona janë ndaluar gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Romës, të gjithë militantë të forcës së ekstremit të djathtë "Forza Nuova", të cilëve iu gjetën bomba tymi, flamuj të zinj e slogane raciste.

Ndërkohë, Minsitri i Brendshëm Marco Minniti, ka deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë tolerim në raste dhune apo forma të ndryshme ilegaliteti.

"Nuk do të falim askënd e forcat e policisë do të ndërhyjnë menjëherë në rast dhune e forma të ndryshme ilegaliteti gjatë tubimeve", ka thënë ai.

 

Të fundit