Flash News

KRYESORE

Protesta te Kuvendi/ Policia konfirmon se ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe një 17 vjeçar. Akuzohen për 4 vepra penale

Protesta te Kuvendi/ Policia konfirmon se ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe

11 qytetarë janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës për shkak të pjesëmarrjes në protestën e zhvilluar përpara Kuvendit për çështjen e “Unazës së Re”. Mes të arrestuarve është edhe një 17 vjeçar, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta persona akuzohen për katër vepra penale: “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

U larguan nga Kuvendi, banorët e “Unazës së Re” njoftojnë ku vijon sot protesta

U fut në mes të protestës, banorët denoncojnë policin civil: Fiksojeni si fytyrë, goditi edhe disa gra

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Tiranës pas përshkallëzimit të protestës përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u përshkallëzua në akte dhune ku për pasojë u plagosën 12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues, informon se:

Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

- A. A., 36 vjeç;

- P. A., 17 vjeç;

- F. G., 30 vjeç;

- Rr. D., 53 vjeç;

- M. V., 28 vjeç;

- E. D., 30 vjeç;

- L. D., 45 vjeç;

- D. P., 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);

- A. N., 35 vjeç;

- A. S., 30 vjeç;

- Sh. B., 31 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.

Të fundit