Flash News

KRYESORE

Protesta te Rruga e Kombit, Agim Doçi zbulon skenarin e policisë: Në kabina kishte bidona me benzinë

Protesta te Rruga e Kombit, Agim Doçi zbulon skenarin e policisë:

Shkrimtari Agim Doçi është një ndër personazhet e spikatur të protestës që është zhvilluar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Fjalimi i tij i së dielës mbrëma, ku i kërkontë llogari Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj për sjelljen e Forcave të Policisë elektrizoi qytetarët e pranishëm në tubim.

I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në TVSH, Doçi ka komentuar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë.

“Arsyeja që shkova në protestë është që 8 vjet kam qenë banor i Kukësit të vjetër. Para se të bëhesha poet, jam nip Kolonje dhe djalë Mirdite, kam më shumë dekorata se sa mend. Unë e ngrita traun në këtë studio dhe do flas pa doganë në mënyrë që të lehtësohen edhe organet e drejtësisë, të policisë, të prokurorisë dhe të gjykatës.

Tetë vjet si sh-banor i Kukësit deklaroj, nuk ka më qytetarë fisnikë se sa kuksianët edha hasjanët”, ka pohuar Doçi.

I pyetur mbi sjelljen e policisë gjatë protestës te Rruga e Kombit, shkrimtati mendon se qytetarët u provokuan nga policia, madje zbulon se brenda sporteleve të kompanisë koncensionare kishte edhe bidona 20 litërsh me benzene.

“Protestuesit i provokoi policia, prandaj kishte dhune. Në kabina kishte edhe bidona 20 litërsh me benzinë. S’kam parë policë më pa nishan. Etnopsiqika e malësorëve nuk e duron rrahjen. Fatmir Xhafaj nuk mund ‘ti bëjë malësorët kukurec”, ka deklaruar Doçi.

Nga ana tjeter, ai bëri edhe një batutë duke thënë se nuk e vetmja gjë që i frikësohej është zinxhiri i pantallonave dhe jo prangat e policisë.

Të fundit