Flash News

KRYESORE

Protesta te ‘Unaza e Re’, Veliaj i mbyll derën banorëve: Keni zaptuar tokën dhe po na bini në qafë

Protesta te ‘Unaza e Re’, Veliaj i mbyll derën banorëve:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka mbyllur derën çdo diskutimi me banorët e zonës së ‘Unazës së Re’ që po kundërshtojnë projektin e ARRSH-së për zgjerimin e rrugës dhe që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak, Veliaj akuzoi banorët se po përdoren nga Partia Demokratike. Ai tha se këta njerëz kanë ardhur në Tiranë duke zaptuar tokën dhe u kanë rënë në qafë dikujt tjetër. Kryebashkiaku e konsideroi qiranë tre vjeçare për banorët e prekur si një barrë për bashkinë, e cila do detyrohet të heqë investimin për të paktën një shkollë.

“Do ngelmi në epokën e gurit? Pse? Sepse disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim. Nuk ka shans. Shanset janë zero që kjo gjë të ndalet. Këtë betejë do e fitojë civilizimi. Për të gjithë njerëzit janë të prekur nga ky projekt, bashkia e Tiranës, edhe pse nuk është zbatuese e projektit, do t’i japë trajtim edhe më të mirë se segmenti i Komunës së Parisit. U kemi ofruar tre vite qira për ata që nuk kanë asnjë letër. Për ata që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër, që erdhën në Tiranë dhe zaptuan tokën te ‘Unazën e Re’. Më përpara bonuesi i qirasë ka qenë dy vite, tani e kemi çuar në tre vite. E kam dëgjuar pyetjen, çfarë do të bëjmë ne? Po prindërit tanë çfarë bënë, kujt i ranë në qafë? 28 vite ishte festë, pa asnjë pagesë, pa asnjë taksë. Me vendimin e sotëm sapo kemi fshirë një shkollë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se projekti për zgjerimin e ‘Unazës së Re’ i shërben shumicës së banorëve të Tiranës dhe nuk mund të ndalet për pakicën.

Të fundit