Flash News

KRYESORE

Protesta tek ‘Astiri’, policia nis arrestimin e qytetarëve; dy në pranga, 20 të proceduar në gjendje të lirë

Protesta tek ‘Astiri’, policia nis arrestimin e qytetarëve; dy

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar dy prej banorëve të zonës së 'Astrit' pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Policia thotë se të arrestuarit janë shtetasit, R. Ll., 41 vjeç, dhe K. Y., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë pasi akuzohen për “Organizim, pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve dhe transportit”, “Shkatërrim i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu policia ka njoftuar se ka proceduar në gjendje të lirë 20 persona.

Por pavarësisht kësaj, pasditen e sotme banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë dalë sërish në protestë si dhe kanë bllokuar rrugën.

 

 

Të fundit