All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Protesta/ Zv.ministri i Brendshëm: Të frikësuar nga SPAK, ka politikanë me 1.2 milionë euro pasuri

Protesta/ Zv.ministri i Brendshëm: Të frikësuar nga SPAK, ka
All - Paragraf - 1

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari akuzon opozitën se po përpiqet të destabilizojë vendin me protestat që po organizon. Në një intervistë për ‘A2CNN’, Lamallari thotë se arsyet e protestës së klasës politike lidhen me ngritjen e SPAK dhe BKH, pasi midis tyre ka persona që kanë deklaruar të paktën 1.2 milionë euro pasuri, apo në shtëpi u janë grabitur shuma të mëdha parash dhe nuk e kanë denoncuar ngjarjen.

All - Paragraf - 3

“Arsye e fortë që bëri këtë klasë të protestojë, të cilët nuk janë fytyra të reja, pasi në fillim u besua se reforma në drejtësi do të jetë ndonjë humor i çastit, më pas filloi të bëhej realitet. Në momentin që ne kemi një kalendar të ngritjes së SPAK dhe të BKH, shohim se fillojnë të ndjehen të rrezikuar. Nëse ka persona me të ardhura të deklaruara, e pakt, 1.2 milionë euro ose persona të tjerë që u janë gjetur në shtëpi ose u janë vjedhur në shtëpi shuma të larta parash dhe nuk kanë denoncuar në polici, sigurisht i kuptojmë arsyet pse janë të shqetësuar”, u shpreh Lamallari.

Zv/ministri deklaroi gjithashtu se përdorimi i gazit lotsjellës është i normuar që në vitin 2012. Sipas Lamallarit, përdorimi i tij është mëse i ligjshëm nga ana e forcave të rendit.

Të fundit