Flash News

KRYESORE

Protestat e banorëve detyruan Vuçiç të anulonte vizitën në Drenicë, Thaçi: I mirëkuptoj por nuk na ndihmojnë

Protestat e banorëve detyruan Vuçiç të anulonte

Presidenti i Kosovës ka reaguar pas anulimit të vizitës së homologut të tij Vuçiç në fshatin Banjë të Drenicës, pas protestave të banorëve të cilët bllokuan rrugën.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thotë se mirëkupton plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, por shton se në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. HTH

 

Të fundit