Flash News

KRYESORE

Protestat e dhunshme në Hong Kong, qeveria tërheq projektligjin mbi ekstradimin

Protestat e dhunshme në Hong Kong, qeveria tërheq projektligjin mbi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam deklaron se qeveria tërhoqi formalisht një projektligj mbi ekstradimin, i cili kishte nxitur protesta prej disa muajsh nga ana e qytetarëve.

Propozimi i prezantuar që në prill të këtij viti, do të lejonte ekstradimin e banorëve të të Hong Kongut të dyshuar për krime në territorin e Kinës për t’u gjykuar.

Ky propozim nxiti protesta masive që u përshkallëzuan me akte dhune dhe çuan në mbylljen e aeroportit me herët gjatë këtij muaji.

Zonja Lam, e cila me tërheqjen e projektligjit përmbushi një nga pesë kërkesat e protestuesve, tha në një dalje televizive se qeveria nuk do të pranojë kërkesat tjera.

Një tjetër nga kërkesat kryesore është edhe hetimi iu pavarur i policisë për dhunë ndaj protestuesve dhe aktivistëve.

Protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e personave të arrestuar por Lam tha se kjo është e papranueshme.

Të fundit