Flash News

KRYESORE

Protestat e maturantëve, reagon zv.ministrja e Arsimit: Problematikat janë adresuar në QSHA, cut-off-i nuk negociohet me nxënësit

Protestat e maturantëve, reagon zv.ministrja e Arsimit: Problematikat

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar ne lidhje me protestat e maturantëve përmes zëvendësministres Nina Guga.

Zv. ministrja Guga u ka bërë thirrje maturantëve që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme. Nina Guga thotë se problematikat e ngritura janë adresuar në QSHA, duke shtuar se së shpejti do të ketë analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet”.

"Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet,"- thotë ajo.

Për sa i përket “cut-off”-it, zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

“Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet”.

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.

“Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është një korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë."

Në fund të video-mesazhit, Znj. Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

Të fundit