Flash News

KRYESORE

Protestat e tensionuara në Bjellorusi, Kryesia e OSBE kërkon zgjidhje: Qeveria dhe opozita të ulen për dialog

Protestat e tensionuara në Bjellorusi, Kryesia e OSBE kërkon zgjidhje:

Teksa në Bjellorusi situata vijon të jetë e tensionuar si pasojë e protestave, pasi opozita pretendon se Presidenti aktual Aleksandër Lukashenko ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, kryesia e OSBE-së ka ofruar një vizitë dhe një takim me qeverinë dhe opozitën bjelloruse.

Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE ka kërkuar dialog për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi për shkak se tensionet janë përshkallëzuar.

Siç përmendet në deklaratë, zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi nuk mund të vëzhgoheshin nga OSBE, por kjo e fundit është e shqetësuar për dhunën ndaj protestuesve, ndalimeve dhe torturave dhe keqtrajtimet të pretenduara.

Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Prej disa ditësh mijëra bjellorusë kanë vërshuar rrugëve kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko duke krijuar dhe protestën më të madhe që prej vitit ’91, kur Bjellorusia fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Deklarata e plotë:

Kryesia e OSBE-së vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në Bjellorusi.

Ne ritheksojmë shqetësimet tona për sjelljen e zgjedhjeve presidenciale në 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe përdorimi jo proporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e përhapura dhe torturat dhe keqtrajtimet e supozuara nga forcat e sigurisë.

Një dialog i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar.

Prandaj, një ofertë zyrtare është paraqitur në qeverinë e Bjellorusisë për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde – të takohet me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, dhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Të fundit