Flash News

KRYESORE

Protestat kundër racizmit/Përleshje midis përkrahësve të Trump dhe protestuesve, vritet një tjetër person

Protestat kundër racizmit/Përleshje midis përkrahësve

Një person është qëlluar për vdekje në qytetitin e Portland-it në Amerikë, mbas një përleshjeje midis përkrahësve të presidentit Donald Trump dhe  protestuesve të  lëvizjes “Black Lives Matter”.

Rrugët e Portlandit kanë qenë qendër e protestave të shpeshta javët e fundit, duke pasur në fokus luftën kundër brutalitetit të policisë dhe luftën ndaj racizmit.

Policia e qytetit ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë ose saktësim nëse të shtënat ishin të lidhura drejtpërdrejt me përplasjet që shpërthyen në një zonë në qendër të qytetit apo kishin të bënin me diçka tjetër.

Forcat federale u dërguan nga Presidenti Trump në Portland, në korrik si një masë për të parandaluar dhunën.

Ndërsa ky i fundit duke pranuar emërimin zyrtar në një fjalim në  Shtëpinë e Bardhë,  u përpoq ta karakterizonte Portland si një tjetër qytet të drejtuar nga Demokratët dhe luten për "rebelime, plaçkitje, zjarrvënie dhe dhunë".

Përplasjet vijnë gjithashtu në vazhdën e të shtënave nga policia drejt një njeriu me ngjyrë në Wisconsin. Jacob Blake u plagos rëndë javën e kaluar pasi u qëllua në shpinë shtatë herë nga një oficer në Kenosha ndërsa po hynte në një makinë.

Të fundit