Flash News

KRYESORE

Protestat në Gaza, spitalet nuk përballojnë dot numrin e lartë të të plagosurve

Protestat në Gaza, spitalet nuk përballojnë dot numrin e

Sulmet në protestat e dhunshme në kufirin e Gazës shkaktuan 59 viktima, dhe të plagosurit kanë mbushur spitalet kryesore, ndërkohë që shumë prej tyre kanë mbetur në rradhë të gjata për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e së martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se “nuk ka arsyetime për vrasjet”.

Turqia ka dëbuar ambasadorin e Izraelit, ndërkohë që shumë shtete evropiane kanë bërë thirrje për hetim ndërkombëtar.

Izraeli ka deklaruar se ka të drejtë të mbrojë kufirin e tij dhe komunitetet përreth, duke akuzuar grupin militant Hamas për organizim të sulmeve nën pretekstin e protestave.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar “nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli”.

Përleshjet e së hënës kanë qenë vazhdimësi e disa javëve protesta të udhëhequra nga Hamasi.

Në po atë ditë ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, hap i cili ka pasur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Të fundit