Flash News

KRYESORE

Protestat në Tiranë, qytetarët u organizuan sot në katër zona të ndryshme

Protestat në Tiranë, qytetarët u organizuan sot në

Katër protesta janë organizuar sot nga qytetarët në zona të ndryshme të Tiranës. Banorët e ‘Unazës së Re’, në zonën e Laprakës dhe të Astirit, kanë protestuar sërish dhe në disa momente janë përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kishin mbërritur aty për të mbrojtur IKMT-në për prishjen e shtëpive. Protesta te Astiri është planifikuar të vijojë sot në orën 17:00.

Për të njëjtin projekt, por në anën tjetër të qytetit, në Shkozë, kanë protestuar qytetarë që preken gjithashtu nga zgjerimi i rrugës dhe që shtëpitë do u shemben pa u dhënë asnjë dëmshpërblim. Ata u solidarizuan edhe me banorët e ‘Astirit’.

Për çështjen e dëmshpërblimeve kanë protestuar sot edhe në zonën e Bregut të Lumit, që preket nga zgjatimi i bulevardit të ri të Tiranës. Banorët pretendojnë se janë përjashtuar papritur nga skema e dëmshpërblimeve.

Ndërkohë, më në qendër të kryeqytetit kanë protestuar studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës. Të rinjtë bojkotuan mësimin dhe bënë thirrje për uljen e tarifave të vendosura së fundmi nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Tiranës.

Të fundit