Flash News

KRYESORE

Protestat për largimin e kryeministrit, Kili detyrohet të anulojë dy samite të rëndësishme

Protestat për largimin e kryeministrit, Kili detyrohet të anulojë

Kili ka vendosur që të anulojë mbajtjen e dy samiteve ndërkombëtare me rëndësi, përfshirë konferencën për ndryshimin e klimës të Kombeve të Bashkuara për shkak të protestave kundra qeverisë, të cilat ende vazhdojnë.

Presidenti Sebastián Piñera deklaroi se vendimi që ai mori i ka shkarkuar dhimbje, por qeveria e tij e klithe të nevojshme që ti jepte prioritet rivendosjes së rendit publik.

Samiti i klimës ishte përcaktuar që të mbahej në datat 2-13 dhjetor, ndërsa forumi i tregtisë Apec ishte caktuar që të mbahej në muajin e ardhshëm. Kombet e Bashkuara lajmëruan se tani po shikojnë për vende të tjera për të organizuar aktivitetin.

Liderët botërorë duhej që të mblidheshin në Konferencën e Partive këtë vit për të diskutuar për vënien në zbatim të Akordit të Parisit, një marrëveshje me mjaft rëndësi sa i përket klimës, që u firmos në fillim në COP21 në dhjetor të 2015-ës.

Të fundit