Flash News

KRYESORE

Protestat për ‘Unazën e Re’, deputetja e PD: Policia ka arrestuar 10 protestues, mes tyre një grua shtatzënë

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka vijuar sërish me denoncimet lidhur me përplasjet e banorëve për ‘Unazën e Re’ në Tiranë.

Banorët kanë protestuar kundër shembjes së objekteve të tyre të banimit, ndërsa krah tyre u ka dalë edhe deputetja e PD, Rudina Hajdari.

Madje, në një status në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se policia ka arrestuar 10 protestues, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

“Po më thonë që mbrëmë Policia e Shtetit ka futur në burg 10 veta nga protestuesit në Unazën e Re, përfshi dhe një grua shtatzënë. Uroj të jetë një keqkuptim dhe të lirohen sa më parë, përndryshe do ketë pasoja shumë të renda”, shkruan Hajdari.

Në sajë të këtij projekti, sipas qytetarëve janë rreth 500 objekte banimi dhe biznesesh që do të shemben nga “Pallati me Shigjeta” te sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Të fundit