Flash News

KRYESORE

Protestë dhe peticion ministres Kumbaro, kush është aktori që sakrifikon pensionin për Tetarin Kombëtar

Qytetarë, artistë dhe personalitete të tjera të njohura kanë risjellë në vëmendje edhe një herë propozimin e para 16 vitesh për të shpëtuar nga shembja teatrin Kombëtar.

Ditën e djeshme ka nisur mbledhja e firmave për godinën e TK dhe të Eksperimentalit për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe shpalljen e teatrit “monument kulture”.

I pranishëm ishte edhe artisti i mirënjohur, Robert Ndrenika, një ndër të paktët që po u reziston takimeve në mbrojtje të godinës së TK.

“Duhet të jemi të vëmendshëm, kam frikë se na e shembin natën. Në Shkdoër ishte një aktor, Lec Bushati që thoshte “Ça t’baj, buka e gojës”, kështu që duhet t’i kuptojmë edhe aktorët. U jap të drejtë atyre të shkretëve sepse të lënë pa bukën e gojës. Edhe mua më merr frika ndonjëherë mos më presin pensionin”, është shprehur Ndrenika, ndërsa dje ra në sy se numri i aktorëve pjesëmarrës ishte “rrudhur” paksa.

Të fundit