Flash News

KRYESORE

Protestë e shqiptarëve para ambasadës së Kosovës në Suedi: Jo ndarje!

Shqiptarët të cilët jetojnë në Suedi kanë zhvilluar sot një protestë për të kundërshtuar nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshim të kufijve.

Me flamujt kombëtar dhe pankarta ku shkruhej ‘Jo Ndarjes’, me dhjetëra qytetar janë mbledhur para ambasadës së Kosovës në Stokolm.

Me një letër të hapur, drejtuar institucioneve më të larta në Kosovë ata thonë se janë të shqetësuar për gjendjen e rëndë politike.

Sipas tyre, ka kohë që politikat e Presidentit Thaçi dhe janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës teksa kërkojnë dorëheqjen e tij nga posti.

 

 

 

Të fundit