Flash News

KRYESORE

Protestë kundër prishjes së tregut elektrik, tregtarët: Nuk kemi ku ta çojmë mallin, do e hedhim në Lanë

Protestë kundër prishjes së tregut elektrik, tregtarët: Nuk

Tregtarët pranë tregut elektrik në Tiranë sot protestojnë kundër vendimit të bashkisë për prishjen e tregut ku ata ushtrojnë aktivitetin.

Teksa në këtë treg ndodhen forca të mëdha policore, rreth 150 tregtarë janë mbledhur aty, ndërsa kërkojnë që t’u jepet një zgjidhje për mallrat e tyre. Për news 24 ata thonë se janë lajmëruar 3 ditë para që të heqin mallrat.

Televizioni informativ raporton se këta tregtarë kanë dorëzuar një peticion kundër prishjes së tregut në Bashki, por që sipas tyre nuk u mor parasysh.

“Nuk kemi ku të çojmë mallin. Me këtë ushqejmë fëmijët. Do i hedhim në Lanë. Na u tha vetëm 3 ditë para”, tha një prej tregtarëve.

Të fundit