Flash News

KRYESORE

Protestë kundër vizitës së Vuçiç, ky është polici që s’e lejoi të kalojë në Drenicë

Ditën e djeshme , vizita e presidentit serb në Kosovë nuk ka shkuar siç ishte planifikuar.

Ai u ndalua të kalojë në Drenicë, pas protestave të shumta nga banorët e zonës. Ishte pikërisht punonjësi i policisë, Vllaznim Surdulli ai i cili e ndali presidentin serb, duke i kërkuar të kthehej mbrapsht, duke zbatuar urdhrat e autoriteteve.

Siç raportojnë mediat vendase, zyrtari i policisë i është drejtuar presidentit serb që të mos kalojë në Drenicë, pa kërkuar më parë falje për krimet e kryera në këtë zonë.

Në këto kushte, Vuçiç është detyruar të anulojë vizitën dhe të kthehet pas.

Të fundit