Flash News

KRYESORE

Protestë me jelekë portokalli, banorët e ‘Unazës së Re’ motivohen nga qytetarët francez

Protestë me jelekë portokalli, banorët e ‘Unazës

Banorët e ‘Unazës së Re’ do të vijojnë protestën edhe të hënën, e cila përkon me ditën e 30-të qëndresës së tyre.

Interesant është fakti se në tubimin e radhës, ata pritet të jenë të veshur me jelek fosforishent siç po protestohet në Francë, pasi qeveria franceze ka planifikuar një rritje të taksave mbi karburantin, përfshirë benzinën dhe naftën, duke filluar nga 1 janari 2019.

“Neser ne oren 17:00 me date 3 Dhjetor, kemi protestën e radhës. Te gjithë do të veshim jelek fosforishent si Francezet por ngjyrë portokalli mundësisht! Mos harroni pjesëmarrje maksimale! Sa me të shumte ne numër, aq me e lehte fitorja! Jeleku do te na japi potence me tepër!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Banorët kërkojnë nga institucionet që vlera e dëmshpërblimit të jetë e njëjtë me çmimet e tregut, pasi në të kundërt rrezikojnë të mbesin pa shtëpi.

Të fundit