Flash News

KRYESORE

Protestë në ditën e parë të shkollës, deputeti: Nikolla të kthejë urdhrin për mbylljen e shkollave

Protestë në ditën e parë të shkollës, deputeti:

Në ditën e parë të shkollës, banorët e fshatit Rabdishtë në Dibër e kanë nisur me protesta. Nxënës dhe prindër të kësaj zone kanë protestuar kundër urdhrit të Drejtorisë Arsimore atje, që i bashkon ato me një fshat tjetër, në Bellovë.

Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi publikon video nga protesta dhe i bën thirrje ministres së Arsimit, Lindita Nikolla që të kthejë rin për mbylljen e shkollave.

“Sot nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Rabdisht nuk patën fatin e bashkëmoshatarëve të tjerë , nuk mundën të ulen sërish në bankat e shkollës. Ato bashkë me prindërit e tyre protestuan kundër urdhrit të DAR Dibër që i bashkon ato në Bellovë. Me të drejtë ato nuk i çojnë fëmijët në Bellovë pasi Rabdishti ka numër nxënësish sa tre fshatrat së bashku. Mafia që ka kapur Rilindjen , pasi kapi energjetikën ,minierat, bujqësinë dhe shëndetësinë , tani ka kapur arsimin. I bëjmë thirrje Ministres së Arsimit të kthejë urdhrin për mbylljen e shkollave. Të anulojë urdhrat për shkatërrimin e arsimit duke e dorëzuar atë në duart e mafies !”, shkruan deputeti.

Të fundit