Flash News

KRYESORE

Protestë nga veriu në jug, Basha mesazh Ramës: Biznesi motori i ekonomisë, e godet për dy arsye private

Protestë nga veriu në jug, Basha mesazh Ramës: Biznesi motori i

Vjen reagimi i parë i kryetarit të PD, Lulzim Basha lidhur me protestën 60-minutëshe të biznesit të vogël në rang vendi.

Sipërmarrësit e vegjël dhe ata të mesëm kanë mbyllur qepenat për një orë në shenjë proteste dhe indinjate, kundër përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së, deri në normën 20 mln lekë të vjetra.

Përmes një reagimi në facebook dhe postimit të një sërë fotosh që tregojnë panoramën e protestës nga veriu në jug të vendit (biznese të mbyllura), Basha e cilëson biznesin e vogël si një motor të ekonomisë dhe shoqërisë dhe akuzon Ramën se po e godet sipërmarrjen për dy arsye të vetme. “Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së”, shkruan Basha.

REAGIMI I PLOTË

Futja e biznesit të vogël në TVSH është goditje që i bëhet biznesit, ekonomisë, dhe vetë Shqipërisë. Sipërmarrësit e vegjël janë motori i çdo ekonomie dhe shoqërie: ata krijojnë punësim, ata sjellin zhvillim, ata sjellin mirëqenie.

Nuk ka asnjë arsye ekonomike, asnjë arsye publike për vendimin e Edi Ramës kundër biznesit të vogël. Ka vetëm dy arsye private: favorizimi i oligarkëve dhe krijimi i kushteve për koncesionin privat të TVSH-së.

Sipërmarrësit e vegjël treguan sot në mbarë vendin se ata nuk do të heshtin para arbitraritetit, nuk do të lejojnë që bizneset dhe mundi i tyre të grabitet nga Edi Rama dhe klientët e tij.

Ata duan një Shqipëri ku ka mundësi, ku ka konkurrencë të ndershme, ku ka drejtësi.

Kjo Shqipëri do të jetë realitet vetëm kur politika të mos jetë e kapur, kur Shqipëria të çlirohet nga oligarkia politike dhe ekonomike.

Ky është vizioni dhe vullneti i Partisë Demokratike.

 

Të fundit