Flash News

KRYESORE

Protestë para hotelit të ministrit grek në Korçë, qytetarët kërkojnë drejtësi për Pëllumb Marnikollajn

Që prej ditës së djeshme Ministri i Jashtëm grek Niko Kotzias po qëndron në qytetin e Korçës, ku po zhvillon bisedimet me ministrin Ditmir Bushati.

Bisedimet kanë në fokus marrëdhëniet mes dy shteteve. Mirëpo jashtë ambienteve të hotelit ku po qëndron Kotzias, është zhvilluar një protest.  Aktivistët kërkojnë drejtësi për Pëllumb Marnikollajn.

Kujtojmë që i riu nga Lezha Pëllumb Marnikollaj, u vra në një nga komisariatet e Athinës, ndërkohë që numërohen rreth 100 raste vrasjesh të emigrantëve shqiptarë në burgjet greke.

Marnikollaj vdiq në mënyrë misterioze në komisariatin e policisë greke rreth dy vite më parë. Policia greke pretendoi se i riu  ishte hedhur nga dritarja e komisariatit, por dyshimet e familjarëve të tij janë se ai është keqtrajtuar e vrarë nga policia.

Të fundit