Flash News

KRYESORE

Protestë para Kryeministrisë nga Londra në Tiranë, Genc Sejko jep detajet: Fjala s’u jepet atyre që kanë lidhje me politikën

Genc Sejko, i njohur ndryshe si ‘njeriu i memeve’, ironizon prej kohësh qeverinë dhe politikën shqiptare nëpërmjet fotomontazheve që publikon në rrjetet sociale. ‘Memet’ e tij kanë qenë shpesh herë pikante saqë kanë detyruar politikanë, siç ishte rasti i Majlinda Bregut, ta kërcënojnë me padi në gjykatë.

Por Sejko ka vendosur ta lërë për pak kohë mënjanë aktivitetin në ‘Facebook’ dhe të zbresë në terren për të protestuar kundër qeverisë. Ai ka paralajmëruar një protestë përpara Kryeministrisë kundër keqqeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogancës, ndërsa ditën e sotme ka bërë publike datën dhe orën kur do zhvillohet ky tubim.

Po ashtu, ai fton të marrin pjesë të gjithë ata që janë prekur direkt nga arroganca e qeverisë, si dhe ata që nuk kanë lidhje me politikën.

“Dy fjale për protestën.

Edhe pse e thirrur nga ne (shqiptaret e diasporës), kjo është protestat juaj; roli ynë është t’ju mbështesim ju. Kemi menduar që protesta te jetë e hapur për këdo që dëshiron të marrë pjesë por fjala tu jepet atyre që nuk kanë lidhje me politikën. Kërkojmë prezencën e intelektualëve që nuk janë pjesë aktive e jetës politike, e aktivisteve të pavarur dhe përfaqësuesve të grupimeve që janë prekur direkt nga arroganca e qeverisë. Jemi të hapur për çdo sugjerim në mënyrë që protesta të jetë sa më gjithëpërfshirëse”, shkruan Sejko në ‘facebook’.

Të fundit