Flash News

KRYESORE

Protestës së Bulqizës i bashkohen vëllezërit sportistë: Në këtë rast nuk jam Ismail Keta. S’mund të lejoj shkatërrimin nga bandat

Qytetarët e Bulqizës prej ditësh po protestojnë kundër koncesionit që shfrytëzon masivin pyjor “Sheshe Bulqizë”. Protestës së qytetarëve i janë bashkuar dhe sportistët e njohur të ringut, vëllezërit Keta.

Ismail Keta në një reagim në Facebook, u shpreh se këtë herë bashkohet me qytetarët e Bulqizës jo si Ismail Keta, por si protestues që nuk mund të lejojë shkatërrimin nga bandat.

“Bulqiza në protest.!!!!

Nuk jam Ismail KETA në këtë rast, jam protestues ashtu si gjithë bulqizaket për drejtën e vendlindjes time siç duhet të jetë çdo qytetar i ndershëm dhe shqiptarë i vërtetë.!

Është kënaqësi të ngrihen fabrika dhe mundësitë punëtorë në vendlidjen time, pro jo të shkatërrohen si shumë e shumë pyje tjera në Shqipëri për interse private.

Respekt për bashkëfshatarët e mi që treguan qytetari,durim por dhe këmbëngulje duke treguar që pronën,shpresën e fëmijëve tanë, nuk mund ta shkatërrojnë bandat”, shkruan Keta.

Ditën e nesërme në orën 10:00 në Kodër të Danit do të jenë të pranishëm Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, deputetja e qarkut të Dibrës Almira Xhembulla dhe Prefekti i Qarkut të Dibrës Nexhbedin Shehu.

Ky takim vjen pas protestave afro katër vjeçare të banorëve të këtyre fshatrave për ndalimin e koncesionit për shfrytëzimin e masivit pyjor “Sheshe Bulqizë”.

Banorët e kësaj zone kanë vetëm një kërkesë dhe të pa negociueshme; “ANULIMIN E KONCESIONIT PËR SHFRYTËZIMIN E MASIVIT PYJOR SHESHE BULQIZË”.

Ky koncesion bie në kundërshtim me një sërë ligjesh dhe moratoriumin e pyjeve; zone e vetme mbetur në Bulqizë e pa shfrytëzuar me potencial turistik të jashtëzakonshëm.

Lexo edhe:  Masakër mjedisore në pyjet e Bulqizës, koncesionari pret pemët

Të fundit