Flash News

KRYESORE

Protestoi me banorët e ‘Astirit’, Sali Lushaj i përgjigjet Report tv: Po të isha organizatori, do më shihnit te vendi i Gramoz Ruçit

Protestoi me banorët e ‘Astirit’, Sali Lushaj i përgjigjet

Sali Lushaj i përgjigjet televizionit ‘Report tv’, i cili sipas tij e publikoi përmes imazheve si pjesëmarrës në protestën e së enjtes të banorëve të ‘Astirit’ përballë parlamentit, një protestë që u shoqërua me përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Në një status në rrjetet sociale, Lushaj i përgjigjet televizionit dhe i sqaron se ai do të marrë pjesë në çdo protestë që zhvillohet për të drejtat e shkelura nga qeveria dhe me ironi thekson se nëse do të ishte ai organizatori, do të shihej në vendin e Gramoz Ruçit për 5 minuta, pa shkaktuar asnjë të plagosur.

“Përshëndetje ! Me neveri të madhe pashë me titra lajmet e një televizion Rtv ku unë aludohesha si organizator i protestës para parlamentit. Unë kam marre pjesë si gjithmonë në mbështetje të banorëve të unazës e do të marr e t’i mbështes me shpirt sa herë ata protestojnë .Jo vetëm ata , por do jem i pranishëm në ç do protestë. Nëse unë do isha organizatori , ju garantoi se do më shihnit për 5 min tek vendi i Gramoz Ruçit pa plagosur asnjë njeri . Po protestojnë për gjakun e mundin e derdhur në vite . Shqiptari asht i duruar e i fortë por kur cenohet çatia aty nuk duron dot më. Dua te ju them te gjithë shqiptareve ta vene veten ne pozicionin e këtyre njerëzve te vuajtur se ne fakt fatkeqësia po na troket në derë të gjithëve .Kurrë ky vend më keq nuk ka qenë .Një pjesëmarrje ne mënyrë demokratike do te thotë protesto për të vërtetën . Protesto!”, e mbyll reagimin e tij Lushaj.

Të fundit