Flash News

KRYESORE

Protestoi te Kuvendi kundër inceneratorëve, policia shoqëron në komisariat aktivistin e shoqërisë civile

Protestoi te Kuvendi kundër inceneratorëve, policia shoqëron

Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga banorët e fshatit Verri, përpara Kuvendit, kundër ndërtimit të inceneratorit të plehrave. Por, pas fjalës që mbajti në protestë, Lapaj është shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit nr.1. Ka qenë vetë aktivisti që ka publikuar foton përpara se të futej në furgon.

“Pas fjalës time kunder plehrave ne Verri po me shoqërojnë në Komisariatin nr. 1”, njofton Lapaj.

Banorët e Verrisë kanë bërë përgjegjës ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj për ndërtimin e paligjshëm të inceneratorit, duke shprehur shqetësimin për shkatërrimin e tokave të tyre bujqësore.

Të fundit