Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër ekstradimit të Ballist Morinës, procedohen organizatorët

Protestuan kundër ekstradimit të Ballist Morinës, procedohen

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 6 prej organizatorëve të protestës kundër ekstradimit të Ballist Morinës në Serbi.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale M.R., Z.D.,  G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë protestuesit kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e Morinës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.R., Z.D.,  G.Gj., B.K., E.SH., dhe J.G., 22, 27, 29, 32, 27 dhe 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e “Elbasanit”, kanë organizuar pa lejen përkatëse duke bllokuar qarkullimin e mjeteve, një protestë për mos ekstradimin e shtetasit I. M. Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.

Të fundit