Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër impiantit të djegies së mbeturinave, polica arreston katër persona në Fier

Një ditë pas protestë së banorëve të fshatit Vërri në Fier ku do të nderohet impianti i djegieve të mbeturinave, policia ka arrestuar 4 persona.

Nga oficeri i policisë gjyqësore pran pranë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier u bë i mundur arrestimi ne flagrancë i shtetasve:

 1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.

2.Eridjon Janji, 32 vjeç.

3.Bledjon Bita, 43 vjeç.

4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

“Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal.

 

Të fundit