Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër Ramës, Berisha: Të rinjtë po arrestohen dhe po dhunohen. Kryeministri do mbajë përgjegjësi personale

Protestuan kundër Ramës, Berisha: Të rinjtë po arrestohen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe kryeministrin Edi Rama se po dhunojnë të rinjtë demokratë që protestuan sot në Shkodër. Berisha publikon një mesazh në profilin e tij ku thuhet se të rinjtë po merren nga shtëpitë e tyre dhe po dhunohen në polici.

Berisha paralajmëron Ramën se do të mbajë përgjegjësi personale për këto akte terrori.

Reagimi:

Stop dhunes dhe terrorit me urdher te Rames ndaj protestuesve ne Shkoder!

“Pershendetje Doktor, ne akt urrejtje dhe hakmarje te eger te Rames ndaj Shkodres per protesten e qytetarve te saja me urdher te tije po dhunohen nga policia protestuesit ne qe me parulla Rama ik,qeveri krimi,qeveri droge ik prej Shkodre etj.Ne zbatim te ketij urdheri policia ka arrestuar neper shtepi dhe lokale protestuesit dhe po ushtrojne dhune shtazore ndaj tyre operacionin e dhunes e drejton vet Haki Çako ju lutem bejeni publike lajmin.”

Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen e eger policore ndaj protestuesve paqesor te Shkodres, paralajmeroj Noriegen se do jete pergjegjes personalisht per keto akte terrori ndaj qytetareve te Shkodres! sb

 

 

Të fundit