Flash News

KRYESORE

Protestuan para Bashkisë, policia çon në Prokurori 6 prej protestuesve të ‘Astirit’

Protestuan para Bashkisë, policia çon në Prokurori 6 prej

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori emrat e gjashtë prej protestuesve të cilët një ditë më parë protestuan para bashkisë së Tiranës kundër shembjes së banesave të tyre në zonën e ‘Astirit’.

Të gjashtë personat e referuar në Prokurori akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë bashkiake.

Prej disa ditësh banorët e zonës së ‘Astirt’, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të ‘Unazës së Madhe’ po protestojnë duke kundërshtuar vendimin. Disa herë ata janë mbledhur edhe para Bashkisë së Tiranës ku kanë kërkuar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj, por ky i fundit ka refuzuar.

 

 

Të fundit