Flash News

KRYESORE

Protestuan para dy ministrive, procedohen 11 organizatorë nga Shoqata e Transportit dhe studentë

Protestuan para dy ministrive, procedohen 11 organizatorë nga Shoqata e

Policia e Tiranës ka proceduar 11 persona pas dy tubimeve të mbajtura ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Arsimit.

Grupi i parë i protestuesve që ishte mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përbëhej nga disa punonjës të Shoqatës së Transportit Publik, të cilët kanë kërkuar që të lejohet lëvizja e mjeteve të transportit publik. Ndërsa një grup studentësh protestuan para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke kërkuar uljen e tarifave të studimit.

Policia njofton se para se të ndërhynte për të shpërndarë protestuesit ka bërë thirrje me megafon.

“Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 7 persona si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 4 të tjerë si organizatorë të tubimit te Ministria e Arsimit, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e institucioneve, aq me tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet”, deklaron Policia e Tiranës.

Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, në ngarkim të 11 personave të identifikuar si organizatorë, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”.

Kujtojmë se dje kryeministri Rama  tha se në kuadër të shtimit të rasteve me koronavirus do të ndalohen grumbullimet dhe protestat, në të kundërt do të ketë ndëshkime.

Të fundit