Flash News

KRYESORE

Protestuan para kryeministrisë, përfundojnë në polici Taf Koleci dhe disa minatorë

Protestuan para kryeministrisë, përfundojnë në polici Taf

Shoqërohen në komisariat sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë, Taf Koleci, bashkë me disa minatorë.

Ata protestuan paraditen e sotme para zyrës së kryeministrit Rama për miratimin e statusit të minatorit.

Ndonëse kishin paraqitur dokumentacionin për protestë të ligjshme sipas të gjitha kërkesave, sërish policia nuk u ka dhënë leje.

Organizatorët janë shprehur të indinjuar për këtë vendim të Policisë, por gjithsesi, vijuan me programin e tyre.

Në Shqipëri nuk po lejohen protestat; në dy javë policia kundërshtoi të paktën pesë organizime

Të fundit