Flash News

KRYESORE

Protestuesi i ‘Astirit’ i drejtohet Ramës: “Këtu i ke votues të PS-së!” Thirrje Ambasadës Amerikane: Monitoro këtë njeri

Protestuesi i ‘Astirit’ i drejtohet Ramës: “Këtu i

Eksperti ligjor Artan Manushaqe gjatë fjalës së tij në protestën në “Unazë të Re” ka bërë përgjegjës Edi Ramën për situatën e shkaktuar para Parlamentit ku të plagosur mbetën dhjetra protestues e efektivë.

"Shprehim keqardhje për policen e dëmtuar, por Edi Rama i ka çuar njerëzit atje. Shprehim keqardhjen për banorët e dëmtuar të Astirit. Thembra e Akilit, e  keqja e këtij vendi është Edi Rama. Tërhiqe policinë, liroj djemtë e arrestuar dhe hiqi kryqet që ke vënë në Unazë të Re”, u shpreh protestuesi.

Më tej Manushaqe tha se Edi Rama donte të përçante veriun e jugun, popullin e policinë.

"I bëj thirrje Edi Ramës të distancohet nga provokimi dhe dhuna institucionale. E dyta, i bëj thirrje Ambasadës Amerikane që të monitorojë këtë njeri. Qytetarët e Unazës së Re nuk kanë ofruar dhunë, kanë qenë paqësor. Protesta te Kuvendi u provokua. Shkak i kësaj proteste është Edi Rama. S’do lejojmë që Enver Hoxha të kthehet prap. Këtu i ke votuesit e tu më shumë, i ke të PS. Nuk do të lejojmë që Edi Rama të kthehet në diktaturë", u shpreh më tej qytetari.

Të fundit