Flash News

KRYESORE

Protestuesit djegin goma te Parlamenti, Gentian Zenelaj ironizon tenorin: Mos, ju bënë 400 shfaqje Saimir Pirgut

Aktori i njohur i humorit, aktualisht moderator i emisionit investigativ ‘Stop’, Gentian Zenelaj ka ironizuar deklaratën e tenorit Saimir Pirgu, kur tha se i duhen 200 mijë shfaqje për të rikuperuar një gomë të djegur në Tiranë.

Ndërsa ka filluar të tensionohet situata përpara Parlamentit të Shqipërisë, ku disa protestues po djegin goma dhe pankarta para Kuvendit, aktori shkruan me ironi në rrjetet sociale: “ Mos... ju bënë 400 shfaqje Saimir Pirgut”.

Opozita po proteston prej më shumë se dy orësh para parlamentit , ndërsa veç djegies së disa gomave dhe pankarateve me mesazhin ‘Rama ik’, nuk u shënua asnjë incident  deri më tani.

Të fundit