Flash News

KRYESORE

Protestuesit drejt Tiranës, kreu i PD në Shkodër: Policia po ushtron presion, gjobit shoferët

Protestuesit drejt Tiranës, kreu i PD në Shkodër: Policia po

Kryetari i PD në Shkodër, Xhevdet Amuli deklaron se prej ditës së djeshme policia po ushtron presion ndaj shoferëve të autobusëve, për të penguar transportimin e protestuesve në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Amuli thotë se policia u ka marrë shoferëve patentat, dokumentet apo i kanë gjobitur pa motive të qarta.

“Shumë prej autobusëve dhe shofereve kanë patuar presione nga policia, pasi shumë prej tyre u janë marrë patentat, letrat e makinave, ose janë gjobitur, e megjithatë nuk kanë arritur të ndalojnë njerëzit për të protestuar në Tiranë.

Kjo protestë synon rrëzimin e kësaj qeverie pasi nuk ka ardhur me votën e lirë dhe realizimin e zgjedhjeve të lira”, u shpreh kreu i PD në Shkodër.

 

Të fundit