Flash News

KRYESORE

Protestuesit i afrohen Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj largohet në fshehtësi

Protestuesit i afrohen Ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj largohet

Edhe pse mëngjesin e sotëm ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shfaq para kamerave teksa shkonte i qetë dhe si çdo ditë në zyrën e tij, mesa duket pas tensionimit të situatës ai është larguar nga ambientet e këtij dikasteri.

Sipas “News 24”, ministri Xhafaj është larguar në fshehtësi nga zyra e tij, edhe pse nga zyra e shtypit u tha se do të ndjekë protestën nga zyra operacionale.

Zëdhënësi i ministrit, Ardi Bita deri tani nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar largimin e Xhafajt nga zyra.

Kujtojmë se aktualisht, situata është tensionuar, pasi protestuesit kanë çarë rrethimin e ministrisë për të qenë edhe më afër godinës, ku po hidhen tymuese e flakadanë.

 

Të fundit