Flash News

KRYESORE

Protestuesit ndodhen në burg, koncensionari nis punën për rindërtimin e sporteleve të pagesës tek ‘Rruga e Kombit’

Protestuesit ndodhen në burg, koncensionari nis punën për

Pas kaluar ende 48 orë nga protesta e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, koncensionari ka nisur nga puna për rikonstruksionin e dëmeve që shkaktuan protestuesit tek ‘Rruga e Kombit’.

Ditën e sotme, punëtorët janë shfaqur tek vendi ku janë vendosur sportelet dhe ku bëhet pagesa nga ana e të gjithë përdoruesve të ‘Rrugës së Kombit’. Do të duhen disa ditë deri në rivendosjen e sistemit në punë por mesa duket nuk ka asnjë tërheqje nga vendimi për ta bërë ‘rrugën e Kombit’ me pagesë pavarësisht kundërshtimeve të banorëve.

Ndërkohë, 23 protestues janë ndaluar nga policia ndërsa më shumë se dhjetë të tjerë janë shpallur në kërkim që prej ditës së dielë.

https://www.youtube.com/watch?v=DJDTCnfPiCU

Të fundit