Flash News

KRYESORE

Protestuesit nuk tërhiqen, Balla në Parlament: Ne do realizojmë ëndrrën europiane të shqiptarëve

Protestuesit nuk tërhiqen, Balla në Parlament: Ne do realizojmë

Ndërkohë që opozita proteston përpara parlamentit, mazhoranca zhvillon seancën plenare. Kreu i grupit pralamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit tha se Partia Demokratike më 16 Shkurt riktheu edhe njëherë kaosin e 20 viteve më parë.

Për sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Balla tha se kreu i PD-së ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Qytetarët shqiptare iu rikujtuan më 16 Shkurt se me PD-në ringjallen huliganët, rikthehen situatat e 20 viteve më parë, kthim pas në kaos. Me këto veprime sikurse dhe me veprimin për djegien e mandateve, Lulzim Basha krijoi një precedent të rrezikshëm që çdo opozitë që nuk kënaqet me rezultatin zgjedhor të kërcënojë me djegie mandatesh. Harroje Lulzim, pushteti fitohet veçse me votë. Nuk është faji i qytetarëve që nuk votohesh”, tha Balla.

Deputeti i PS-së tha këto veprime të opozitës kanë dëmtuar perspektivën europiane të Shqipërisë. Ai tha gjithashtu se Partia Socialiste do ta çojë deri në fund mandatin e fituar në 2017-n.

“E sabotojnë prespektivën europiane të Shqipërisë. Por ne jemi Partia Socialiste, jemi votuar për të realizuar ëndrrën europiane të shqiptarëve. Ne jemi mësuar me diversionin e PD-së dhe në veçanti të tre personave, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Në 2017-n, PS ka marrë një mandat të qartë deri në 2021-shin. Ne do i fitojmë edhe në Qershor 2021 zgjedhjet për një mandat të tretë se e kemi dëshmuar se jemi krah shqiptarëve. Shqiptarët do i japin një leksion të ri. Kush ka dyshime se në 30 qershor nuk do zhvillohen e kanë gabim. Ne jemi këtu për t’u thënë shqiptarëve që jemi modeli më i mirë. Të dalë PD dhe LSI dhe të thonë një model të qeverisjes lokale, ndërkohë që ne kemi plot modele”,tha Balla.

Të fundit