Flash News

KRYESORE

Protestuesit thirrje para Ambasadës Francez: Vlahutin, ambasadorë ku jeni sot?! Krishti u ngjall për njerëzit e varfër

Protestuesit thirrje para Ambasadës Francez: Vlahutin, ambasadorë ku

Qindra qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar sot  për vdekjen e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë. Qytetarët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule pranë fotografisë së Lorencit që humbi jetën në rrethana ende të paqarta në një vend për strehimin e azilkërkuesve.

 “Zonja Vlahutin ku je sot?! Zoti ambasador, ambasadori francez çfarë po bën, lërini Krishtlindjet! Krishti u ngjall për njerëzit e varfër. Florenci ishte një prej tyre”, tha Sevim Arbana.

Protestuesit me pankarta në duar thirrnin,“Florencin e vrau politika”; “Duam drejtësi". Qytetarët, pasi qëndruan për disa minuta para ambasadës, u larguan, me shpresën se do vihet drejtësi për Florencin. 

Të fundit