Flash News

KRYESORE

‘Protothema’ publikon foton e gomones së dytë: Skenari i transportit të drogës drejt Turqisë, si u arrestua shqiptari dhe çfarë u tha hetuesve grekë

‘Protothema’ publikon foton e gomones së dytë: Skenari i

Gazeta greke ‘Protothema’ ka zbuluar skenarin se si u kap gomonia e dytë e ngarkuar me drogë që ishte nisur nga Turqia me destinacion Shqipërinë.

“Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorrë 350 kuaj fuqi secili dhe pranë saj një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar”, shkruajnë mediat greke.

Personi nuk ka pranuar të flasë gjatë marrjes në pyetje, por hetuesit kanë arritur të kuptojnë se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes nga policia katër ditë më parë.

Nga hetimi arritën në përfundimin se droga mund të ishte fshehur diku në afërsi të Sporadhes. Ndërkohë po hetohet ende nëse kjo sasi droge është sasia e plotë që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi.

Të fundit