Flash News

KRYESORE

Prova, ja si Taulant Balla ju fsheh sot gazetarëve. PD e akuzon për 3.4 milionë eurot e kapura në portin e Durrësit

Lulzim Basha akuzoi sot Taulant Ballën si personin i cili kishte dal garant për hyrjen në Shqipëri të 3.4 milionë eurove të cilat. Këtë akuzë Basha e ngriti që ditën e enjte në seancë plenare.

Në orën 12:00, zyra e shtypit e Partisë Socialiste njoftoi se taulant Balla do të dilte në një prononcim për mediat në orën 13:00 në selinë rozë.

Por në orën 13:15, po zyra e shtypit e PS-së njoftoi anulimin e konferencës ndërsa sqaronte se reagimi i vetëm i Ballës është ai të cilin ai e publikoi në rrjetin social Facebook.

Se çfarë ka ndodhur gjatë nga ora 12:00, kur u njoftua prononcimi për mediat, deri në orën 13:15 kur u njoftua anulimi i saj, nuk dihet, fakt është që Balla ju shmang sot një ballafaqimi me gazetarët.

Të fundit