Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Provat/ Denoncoi falsifikimin e datave të skadencës, eksperti i ekonomisë: Është ndryshuar përmbajtja e VKM-së në favor të Conad
Eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se në proces verbalin përfundimtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lëshuar për 'Conad Albania' pas denoncimit tim për kompaninë (për produktet e skaduara), është ndryshuar përmbajtja e Vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton rregullat e etiketimit të produkteve.
Sipas Cikos, është shtuar një reference e paqenë, e cila ka shërbyer për të hedhur poshtë, padrejtësisht, denoncimin e kryer prej tij.
Postimi i plotë:
Më rezulton se në proces verbalin përfundimtar të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lëshuar për Conad Albania pas denoncimit tim për kompaninë, është ndryshuar (për mendimin tim qëllimisht) përmbajtja e Vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton rregullat e etiketimit të produkteve, duke shtuar në të një reference të paqenë, e cila ka shërbyer për të hedhur poshtë, padrejtësisht, denoncimin e kryer.
Për këtë rast flagrant të abuzimit në detyrë, si dhe duke konstatuar se Conad Albania po vazhdon të mashtrojë me informacion çorientues e të padrejtë konsumatorët dhe institucionet shqiptare, ndërkohë që vazhdon të tregtojë të njëjtin produkt në kundërshtim të hapur me kërkesat e legjislacionit shqiptar, sot i jam drejtuar zyrtarisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, duke kërkuar ndërhyrjen pa vonesë të tyre për ushtrimin e detyrimeve ligjore që u takojnë.
Bashkëlidhur gjeni kopje të kërkesës e provave të paraqitura, dhe më poshtë tekstin e plotë të kërkesës.
Ju falenderoj për mbështetjen, jemi me të drejtën dhe nuk do tërhiqemi kurrë prej saj.
Kopje e kërkesës e provave të paraqitura
Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Në vëmendje të z. Agron Hetoja
Drejtor i Përgjithshëm
Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve
Pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë
Tiranë, 29 mars 2019
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Në vijim të një denoncimi publik të kryer rreth fallsifikimit të informacionit të skadencës për një produkt ushqimor të blerë pranë Conad Albania (Food Trade Shpk) ndodhem në një proces gjyqësor të cilin kompania e ka kërkuar me akuzën e shpifjes për këtë rast. Do të vazhdoj të mbroj të drejtën time të plotë të lirisë së të shprehurit, të drejtave të konsumatorit dhe mbrojtjes së një kauze publike me interes të lartë për të gjithë shoqërinë shqiptare.
Arsyeja që po ju drejtohem, është tjetër. Kërkoj ndërhyrjen Tuaj të menjëherëshme dhe me të gjithë fuqinë që ju jep ligji shqiptar pasi krahas fallsifikimit të informacionit të skadencës së produktit në fjalë, nga dokumentacioni dhe provat e disponuara rezulton se:
- Kompania po mashtron me praktika çorientuese dhe të padrejta publikun, institucionet dhe konsumatorët shqiptarë.
- Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të angazhuar në këtë rast, kanë abuzuar rëndë me detyrën, duke shtrembëruar, mendoj qëllimisht, përmbajtjen e akteve ligjore të Republikës së Shqipërisë, dhe kanë keqpërdorur fuqinë ligjore të shtrembëruar të këtyre akteve, me pasojë fshehjen e shkeljeve ligjore nga kompania, mbrojtjen e saj dhe nëpërkëmbjen e të drejtës së konsumatorit.
- Operatori Conad Albania, si dhe operatorë të tjerë të ngjashëm ekonomikë, përdorin praktika të dyshimta dhe me rrezik për publikun, për paketimin dhe etiketimin e disa produkteve ushqimore – mishi, djathi etj.
Lejomëni t’Ju argumentoj sa më sipër, duke qenë plotësisht në dispozicion për çdo pyetje të mëtejshme që mund të keni:
- Kompania po mashtron me praktika çorientuese dhe të padrejta publikun, institucionet dhe konsumatorët shqiptarë.
Në deklaratën publike të drejtorit të Conad Albania, datë 4 Shkurt 2019 (bashkëngjitur), për produktin “kërpudhë” shprehet se ‘Legjislacioni…shqiptar…nuk parashikon asnjë obligim ligjor për të vendosur datën e skadencës’. Po kështu, në deklaratën publike të datës 27 Mars, ripublikuar më 28 Mars, kompania përsërit se: ‘#Conad_Albania tregoi transparencë të plotë ndaj rastit, duke shpjeguar se për produkte të tilla si #kërpudha, për të cilën pretendonte Z,Ciko se bëheshin manipulime në etiketim, apo produkte të tjera si frutat dhe perimet, nuk vendoset në etiketë afat skadence. Për këtë arsye, as ligji shqiptar e as ai europian nuk e kërkojnë një gjë të tillë.’
Fatmirësisht apo fatkeqësisht, këto deklarata nuk janë të vërteta dhe bien ndesh me legjislacionin shqiptar dhe atë europian. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.1344, datë 10.10.2008 “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore”, në Nenin 9 ‘Deklarimi i afatit të jetëgjatësisë minimale’, detyron operatorët ekonomikë (Në vijim të Nenit 4.5) që të vendosin në etiketën e produktit përkatës informacionin rreth afatit të jetëgjatësisë minimale të tij. Pika 5 e Nenit 9 të këtij vendimi, e cila përfshin produktet ushqimore që përjashtohen nga ky rregull, NUK përfshin kategorinë ‘kërpudha’, duke e lënë në fuqi detyrimin e mësipërm. Një qasje e tillë, veç detyrimit ligjor ka sens të plotë logjik dhe është krejtësisht në pajtim me praktikat europiane (foto të produkteve të njëjta me date skadence janë publikuar nga shumë qytetarë në faqen zyrtare të Conad Albania) në zbatim të Direktivës Nr 1169/2011 të BE, pasi për nga rrezikshmëria mikrobiologjike kërpudhat nuk mund të krahasohen me mollët, bananet apo patatet, për të cilat vëzhgimi me sy i mjafton konsumatorit për të kuptuar gjendjen e tyre.
Conad Albania nuk ndalet së mashtruari duke shpërndarë këtë informacion të rremë ndaj publikut. Kompania shkon edhe më tej, duke deklaruar se ‘Në rastin e kërpudhave të freskëta…operatorët tanë kanë parashikuar 7 ditë si afat për konsumimin e tyre’ (Deklarata e z. Pietro Tafuni, Administrator i Conad Albania, 4.2.2019). Lutem, gjeni bashkëlidhur pamje të produktit të paketuar më datë 28 Nëntor në Itali, dhe të ripaketuar e hedhur në tregun shqiptar më datë 7 dhjetor, pra 9 ditë më pas, kohë kur edhe sipas të nderuarit Tafuni, produkti duhet të konsiderohej i skaduar nga vetë kompania.
- Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të angazhuar në këtë rast, kanë abuzuar rëndë me detyrën, duke shtrembëruar, mendoj qëllimisht, përmbajtjen e akteve ligjore të Republikës së Shqipërisë, dhe kanë keqpërdorur fuqinë ligjore të shtrembëruar të këtyre akteve, me pasojë fshehjen e shkeljeve ligjore nga kompania, mbrojtjen e saj dhe nëpërkëmbjen e të drejtës së konsumatorit.
Conad Albania ka publikuar Proces Verbal Inspektimin e datës 5 shkurt 2019, të kryer fill pas denoncimit tim, nënshkruar nga tre inspektorët e Degës Rajonale Tiranë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Proces verbali na tregon për një situate pa kurrëfarë problemi pranë kompanisë, dhe inspektorët e AKU përfundimisht kanë hedhur poshtë denoncimin tim (pa më kontaktuar) duke nënshkruar dhe vendosur referencën ligjore (bashkëngjitur) si më poshtë:
‘Në lidhje me etiketën në gjuhën shqipe, referuar VKM Nr.1344, datë 10.10.2008 “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore”, Neni 9 pika 5, ku shprehimisht thuhet:
deklarimi i datës së skadencës nuk kërkohet për fruta perime të freskëta kategori të tilla që hyjnë dhe kërpudhat’.
Por, lutem lexoni përmbajtjen e VKM Nr.1344, datë 10.10.2008, Neni 9, pika 5:
‘deklarimi i datës së skadencës nuk kërkohet për: fruta të freskëta dhe perime, përfshirë patatet, që nuk janë qëruar, prerë ose trajtuar.’
Siç shihet, kërpudhat, që nuk janë as fruta dhe as perime, nuk përfshihen në këtë përjashtim. Por për më tepër, inspektorët e AKU kanë marrë guximin ta shtojnë me inisiativën e tyre këtë kategori, duke e cituar atë si të tillë në vendimin e qeverisë.
I nderuar zoti Hetoja,
Jeni emëruar Drejtor i Përgjithshëm i AKU pas këtij rasti dhe natyrisht nuk keni përgjegjësi për sa ka ndodhur. Por keni përgjegjësi të jashtëzakonëshme për të ndaluar abuzime të tilla në të ardhmen. Në plot vite përvojë, kam parë jo pak raste se si individët shpërfytyrohen me abuzimet në detyrë në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar duke e keqpërdorur ligjin e duke shfrytëzuar hapësirat që ai jep. Por sinqerisht, kurrë, kurrë nuk kam parë që një funksionar, përfaqësues i shtetit e në mbrojtje të qytetarit, të citojë në mënyrë të vullnetshme, jo gabim, por duke shtuar e ndryshuar sipas interesit përmbajtjen e akteve ligjore e më pas, t’i zbatojë ato pikërisht në përmbajtje të gabuar, për të goditur qytetarin.
Kjo është tepër e rëndë. Maksimalisht flagrante, e rrezikshme dhe në kufijtë e një skandali shtetëror. Fatkeqësisht tregon nivelin që Ju rrethon në institucionin ku punoni, i cili nuk ngurroj t’Jua them fare hapur, nuk gëzon aspak besimin e shoqërisë shqiptare.
Dhe së fundi diçka mbi këtë çështje, uroj të jetë lapsus, por që meriton verifikim. Proceverbali i nënshkruar tregon se inspektimi ka nisur në ora 00:00 të datës 4.2.2019. Nëse kjo është e vërtetë, fakti që inspektorët e AKU shkojnë për inspektim tek kompania në mesnatën e një dite të dielë, pa më kontaktuar aspak mua si denoncues, lë shije tepër të hidhur për transparencën si dhe ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si funksionojnë institucionet inspektuese në vend.
Kam besim se do të veproni. Pa vonesë.
Ju lutem, Jua kërkoj publikisht, bëni detyrën.
- Operatori Conad Albania, si dhe shumë operatorë të tjerë ekonomikë, përdorin praktika të dyshimta dhe me rrezik për publikun, në paketimin dhe etiketimin e disa produkteve ushqimore – mishi, djathi etj.
Që në publikimin e parë të denoncimit janë përmendur praktikat e riambalazhimit dhe rietiketimit të disa produkteve ushqimorë në dyqanet e Conad Albania dhe operatorëve të tjerë të ngjashëm, që ngjajnë tepër të dyshimta dhe të rrezikshme për konsumatorin. Produkte si djathi apo mishi shiten te paketuara në vaska të vogla apo të mbështjella me qese dhe konsumatori nuk ka asnjë informacion që data e skadencës vendosur nga shitësit në etiketën e këtyre produkteve i përket ose jo realitetit dhe nuk është ndërruar një apo disa herë.
Jam njohur me shumë dëshmi të këtyre ditëve, një pjesë të të cilave janë të hapur publikisht, që tregojnë se ndryshimi i datës së skadencës në këto produkte deri në prishjen e tyre, apo përdorimi i produkteve të skaduara si lëndë e parë për të prodhuar të tjera, fatkeqësisht është praktikë gjerësisht e përdorur nga shumë operatorë. Praktika të tilla edhe në vendin fqinj, Itali, siç janë denoncuar publikisht në televizionet italiane, ndodhin po ashtu në shumë prej supermarketeve.
Shqipëria është pré dhe tepër e ekspozuar ndaj praktikave të tilla. Sjellja e inspektorëve të AKU-së, sikurse në këtë rast flagrant, tregon se kompanitë i kanë lirshëm hapësirat që të abuzojnë me konsumatorin përmes metodave që mund të jenë deri në vdekjeprurëse për të.
Praktika të tilla duhet sa më parë të marrin fund njëherë e mire dhe kjo nuk mund të ndodhë pa angazhimin e plotë të institucioneve të mbikqyrjes së tregut.
Ndonëse është detyra Juaj për t’a arritur këtë gjë, mbetem tërësisht i përkushtuar për të kontribuar sado mundem në këtë çështje tejet të rëndësishme për publikun shqiptar, sikurse pres me shpresë për një reagim energjik në zbatim të ligjit nga ana Juaj për trajtimin e të gjitha shkeljeve flagrante të legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe ushqimin në këtë rast, duke kërkuar, dhe pa u kufizuar në sa më poshtë:
- Ushtrimin e kontrollit të produkteve ‘kërpudhë e freskët’, tregtuar nga operatori Conad Albania (apo operatorë të tjerë të ngjashëm) pasi sikurse deklarohet publikisht nga kompania dhe bazuar në mostrat e disponueshme të produktit të tregtuar deri ditën e sotme, kjo zhvillohet në papajtueshmëri me kërkesat ligjore të Nenit 4 dhe 9 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1344, datë 10.10.2008 “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore”.
- Shqyrtimin e shkeljeve të Nenit 4 dhe 9 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.1344, datë 10.10.2008 “Për miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore” në tregtimin e produktit ‘kërpudhë e freskët’ nga operatori Conad Albania.
- Shqyrtimin e shkeljeve të Nenit 4, 5, 7, 8, 13, 14, 15 dhe 17 të Ligjit Nr. 9902, datë 17.4.2008 (ndryshuar) ‘Për mbrojtjen e konsumatorëve’ nga ana e operatorit Conad Albania.
- Shfuqizimin e Proceverbalit të Inspektimit të datës 5 shkurt 2019, nënshkruar nga inspektorët e Degës Rajonale Tiranë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
- Hetimin e plotë të rastit të denoncuar mbi fallsifikimin e informacionit të skadencës në produktin ‘kërpudhë e freskët’, duke ju referuar saktësisht legjislacionit shqiptar në fuqi.
- Hetimin e të gjitha ankesave publike të qytetarëve shqiptarë dhe përforcimin e kontrolleve ndaj mënyrës së paketimit dhe etiketimit të produkteve ushqimorë (djathi, mishi, etj.) nga të gjithë operatorët ekonomikë në vend.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe punë të mbarë në dobi të shoqërisë shqiptare,
Ilir Ciko
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38








