Flash News

KRYESORE

Provat e reja që implikojnë Saimir Tahirin; gjykata dha masën “arrest shtëpie”

Provat e reja që implikojnë Saimir Tahirin; gjykata dha masën

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin Saimir Tahirin. Klodiana Lala, nga prokuroria bën me dije se prokurorët për kime të rënda kanë prova dhe fakte.

“Ka të dhëna të ardhura përmes letër porosive përmes Greqisë dhe Italisë. Në hetimin 7 mujor të Krimeve të Rënda janë përgjuar pesona që kanë patur kontakt me Tahirin, biznesmenë...në shtetin italian”, raportoi gazetarja.

Kujtojmë që ish ministri dha dorëheqjen me 3 maj  nga mandati i deputetit dhe u shpreh se do të përballet me drejtësinë si qytetar i thjeshtë.

Janë 3 prokurorët; Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani që kanë paraqitur kërkesën për "arrest me burg". Gjykatësja Liliana Baku e ka marrë vendimin rreth orës 17.00 të ditës së sotme. Pas kësaj një nga prokurorët, së bashku me avokatin e Tahirit ia kanë komunikuar masën e re Tahirit në shtëpinë.

Njoftimi i prokurorisë për median:

Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,  ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal. Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

 

Të fundit