Flash News

KRYESORE

‘Provat e reja’ të Tahirit, a janë ato të cilat do deklaronte të shtunën në konferencën që anuloi

‘Provat e reja’ të Tahirit, a janë ato të cilat do

Me kërkesë të tij, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të paraqitet mesditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Vetë Tahiri konfirmoi për gazetaren Klodiana Lala, se do të paraqesë prova të reja.

Ndërkohë, ditën e shtunë, Tahiri kishte paralajmëruar një konferencë për mediat, të cilën e anuloi pas lajmit se Fatmir Xhafaj ishte dorëhequr nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Njoftimin për daljen para mediave të Tahirit, njerëz të afërt të tij e shoqëruan edhe me paralajmërimin se këtë herë ish-ministri kishte vendosur të fliste, por mesa duket, e gjithë konferenca lidhej me ato që Tahiri i cilëson si ‘prova të reja’.

Me gjasë, ish-ministri ka vendosur ti paraqes para hetuesve gjetjet e reja, të cilat do i bënte publike të shtunën në konferencën që kishte njoftuar.

 

 

Të fundit