Flash News

KRYESORE

‘Provat nga prokuroria e konfirmojnë’, PD: Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njëjti person

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një dalje nga selia blu ka njoftuar se prokuroria ka provuar denoncimin e PD-së për kandidatin socialisttë Vorës Agim Kajmaku.

“Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike. Vendimi ka mbërritur pak minuta më parë në PD. Rezulton se nga informacioni i marrë nga zyra homologe e Interpol Athinë, nga gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut, ka përputhshmëri me ato të Jorgo Totos. Po ashtu sqarohet se Kajmaku dhe Toto është i njëjti person, nga verifikimet e kryera nga TIMS. Ai është arrestuar dhe ka dalë para gjykatës greke.  Kajmaku nuk deklaroi ndryshimet e emrit ndaj duhet urgjentisht të shkarkohet”, tha Bardhi.

Po ashtu Bardhi tha se shkarkimi i Kajmakut duhet bërë sa më parë.

"Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar. PD e ka te qarte se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka te lidhur me krimin. Mirëpo shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, nuk është me një çështje e vullnetit në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019."

Të fundit