Flash News

KRYESORE

Provat që fundosin Redjan Rrajën në atentatin te mbikalimi i Shkozetit

Provat që fundosin Redjan Rrajën në atentatin te mbikalimi i

Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë prova të forta që e implikojnë të arrestuarin Redjan Rrajën në atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ku u plagosën tri persona, mes tyre edhe prokurori i Durrësit Arjan Ndoj.

Gjatë ekspertizës, policia shkencore ka gjetur gjurmët e tri gishtave të Rrajës te syzet e tij të personalizuara, në vendin e parë të shoferit, raporton Abcnews.

Gjithashtu pritet dalja e ekspertizës për pështymën e gjetur në maskë si edhe fijet e flokut. I arrestuari nuk foli para sot para togave të zeza në seancën e sotme. Kurse avokatët e tij theksuan se nuk ka prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me ngjarjen.

I ndaluari ishte nën vëzhgim, por u vendos që ai të arrestohej ndërsa po nisej drejt Malit të Zi, pasi hetuesit kishin frikë se mund të largohej nga vendi.

Të fundit