Flash News

KRYESORE

Provimet e maturës s’do zhvillohen më në palestra, ish-ministrja Mirela Karabina paralajmëroi dështimin

Provimet e maturës s’do zhvillohen më në palestra,

Ministria e Arsimit pati lajmëruar se të gjitha provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në korridoret dhe palestrat e shkollave për arsye sigurie ose e thënë ndryshe për të penguar kopjimin e nxënësve.

Megjithatë, u desh të bëhej provimi i Anglishtes më 4 qershor që të kuptoj se kjo ishte një skemë e gabuar, pasi provimi i sotëm i Gjuhës dhe Letërsisë u zhvillua në klasa, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.

Dështimi i strategjisë së Ministrisë së Arsimit u paralajmërua edhe nga ish-Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina e cila në një artikull me titullin “Provimet e Maturës si 'punë për t’u mbaruar' e Ministrisë së Arsimit”, të publikuar në Politiko.al me 1 qershor theksonte se ky është një argument i Lindita Nikollës për të larguar vëmendjen nga problemet reale të gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet arsimi në vend.

“Me demagogjinë që e karakterizon dhe jotransparente në veprimet e saj, kjo Ministri na paraqet, medemek, 'palestrën' si  zgjidhjen e problemit të administrimit të provimit duke larguar vëmendjen nga problemet themelore që as këtë vit, siç duken, nuk do marrin zgjidhje. Përgjatë këtyre viteve, administrimi i provimimeve të Maturës, jo vetëm nuk është përmirësuar, por ka degraduar duke shkërmoqur imazhin e shkollimit dhe edukimit, duke defomuar drejtimin e së ardhmes të nxënësve që janë mes dy pragjesh: mbarimit të arsimit të mesëm të lartë (AML), pra, dhe përfundimit të fazës së adoleshencës, dhe fillimit të një faze të re, arsimit të lartë dhe pavarësisë së tyre. Dhe, zgjidhja këtë vit nga Ministria qenkëra palestra, një 'plaçkë e vjetër' e vitit 2006 e paraqitur si “e re” në vitin 2018. Por, një tjetër problem themelor ka  prekur Maturën Shtetërore në këto tre vite dhe nuk ka marrë zgjidhje ende, as këtë vit, duke sjellë mbivendosje institucionesh, çoroditje të nxënësve, kosto për to dhe familjet e tyre”, shkruente ndër të tjera Karabina.

Ndërkohë dy provimet e ardhshme të Maturës Shtetërore janë ato të Matematikës më 13 qershor dhe ai me zgjedhje më 20 qershor, të cilet do zhvillohen në klasat e godinave të shkollave.

Provimet e Maturës si “punë për t’u mbaruar” e Ministrisë së Arsimit

Të fundit