Flash News

KRYESORE

Provimet e maturës shtetërore do të kenë ndryshime në varësi të kurrikulës së re, testi i ndarë në dy pjesë

Provimet e maturës shtetërore do të kenë ndryshime në

Këtë vit, 36 100 maturantë do t’i nënshtrohen 4 provimeve. Matura shtetërore 2019 është e para që ka dalë me kurrikulën e re, si rrjedhojë ndryshimi do të pasqyrohet dhe në provimet e maturës.

“Ne do të kërkojmë nga maturantët jo memorizim, por me njohuritë që ata kanë çfarë do arrijnë të bëjnë në situate të caktuara që i kemi në teste. Në lidhje me gjuhën shqipe dhe letërsinë testi do të ketë disa ndryshime të diktuara nga kurrikula e re. Pra testi do të jetë i ndarë në dy pjesë, në njërën do të vlerësohen për kompetencat që kanë në gjuhën shqipe dhe në tjetrën për kompetencat në fushën e letërsisë”, tha Rezarta Vrapi, drejtoreshë e AKP-së, për TCH.

Koha në dispozicion të gjimnazistëve do të jetë e njëjtë, po 2 orë e gjysmë. Ky model provimesh është testuar në 2000 maturantë. Maturantët do të testohen vetëm në 1 lëndë me zgjedhje, ndryshe nga vitet e kaluara që kishin dy, por përmbajtja e testit do të jetë shumë më e thelluar se më parë.

Më 7 qershor nisin provimet e maturantëve, të cilat do të zgjasin deri më 24 qershor.

Të fundit