Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Provimi i gjuhë-letërsisë me gabime drejtshkrimore, reagon QSHA: Ishin të qëllimshme
Ministria e Arsimit ka reaguar përsëri në lidhje me debatin e maturantëve për provimin e Letërsisë, pas pretendimeve se në hartimin e pyetjeve ka gabime drejtshkrimore dhe pasaktësi.
Në njoftimin Në reagim e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thuhet se në testin e Letërsisë ka pasur gabime në tekst, por kjo gjë është bërë qëllimisht për të vlerësuar aftësitë gjuhësore të maturantëve.
“Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore. Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë.
Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e matures”, thuhet në reagim.
Pas pretendimeve të maturantëve, fillimisht ministria e Arsimit deklaroi se teksti ishte korrekt, ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini është shprehur më herët se protestat ishin të politizuara.